Ndërlidhjet

HAGË


Dëshmitari i prokurorisë Mustafa Draga sot rrëfeu në Tribunalin e Hagës për vrasjen e 144 meshkujve në 28 mars të vitit 1999 në Izbicë.
Në gjykimin e të akuzuarit për krime të luftës dhe gjenocid në Kosovë, ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, Mustafa Draga tha se 300 policët serbë i kishin grumbulluar rreth 6 mijë persona, dhe më pas i kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët.
Dëshmitari tjetër, Hani Hoxha, tha se në mbrëmjen 2 prillit, persona të uniformuar kishin vrarë 21 gra dhe fëmijë në bodrumun e një shtëpie në Gjakovë, në mesin e tyre edhe 8 anëtarë të familjes së dëshmitarit.
Ndërkaq Ali Gjogaj tha se në pranverën e vitit 1999, me urdhërin dhe në praninë e policisë serbe, ka punuar në zhvarrosjen e 200 kufomave të civilëve nga tre varrezat masive në rrethinën e Prizrenit.
Dëshmitari Gjogaj tha se kufomat pastaj janë dërguar me kamionë frigoriferë në drejtim të panjohur.
XS
SM
MD
LG