Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Bashkimi Evropian e ka hedhur poshtë propozimin e Shteteve të Bashkuara për imunitetin e amerikanëve nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve.
Ambasadori britanik Jeremy Greenstock, tha se 15 vendet e unionit janë dakorduar se propozimi i Shteteve të Bashkuara e cënon statutin e gjykatës.
Greenstock tha se “nuk është arritur kurrfarë progresi” rreth fatit të mëtejmë të paqëruajtësve në Bosnjë.
Anders Fogh Rasmussen, kryeministri i Danimarkës, e cila e kryeson Bashkimin Evropian, tha se unioni përgatitet të marrë komandën e misionit para datës së planifikuar, 1 janarit të vitit 2003.
XS
SM
MD
LG