Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dje i kanë shtuar në listën e zezë ekonomike tre shqiptarë nga Maqedonia, përfshirë dy figura politike.
Departamenti i Thesarit ka konkluduar se tre personat “kanë qenë të involvuar në mënyrë aktive në sponsorimin, finansimin apo drejtimin e akteve destabilizuese në Ballkanin perëndimor, përfshirë Maqedoninë”, ka bërë publik Departamenti i Shtetit.
“Këta kryengritës, e veçanërisht e ashtuquajtura Armata Kombëtare Shqiptare, drejtpërsëdrejti e minojnë stabilitetin rajonal, dhe paraqesin kërcënim për forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, që aktualisht janë të vendosura në rajon”, tha zëdhënësi Richard Boucher.
Departamenti i Thesarit i ka emërtuar Gafurr Adilin nga Zvicra, Nevzat Halilin dhe Kastriot Haxhirexhën nga Maqedonia. Dy të fundit janë figura të njohura politike në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG