Ndërlidhjet

PRAGË


Agjencitë e lajmeve informojnë për reagime pozitive lidhur me zgjatjen e misionit paqeruajtës në Bosnjë deri më 15 Korrik. Ky zhvillim është mirëpritur nga Bashkimi Evropian, nga ministria e jashtme e Bosnjës dhe nga ministri i jashtëm gjerman, Joschka Fisher.

TIRANË:
Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vendim për heqjen e taksës hyrëse për turistët e huaj gjatë periudhës gjashtëmujore të sezonit turistik. Deri tash, taksa hyrëse në Shqipëri ishte 10 dollarë amerikanë.

PARIS:
Tetë anëtarë të një grupi nga Shqipëria, që kishin detyruar me forcë femrat e reja nga Evropa Lindore për tu marrë me prostitucion, janë dënuar me burgim në kohëzgjetje prej 4 e deri në 7 vjet, ka vendosur sot një gjyq francez.
XS
SM
MD
LG