Ndërlidhjet

RIGË


Senatori amerikan Trent Lot u ka rekomanduar vendeve kandidate për anëtarësim në NATO se pjesë të përpjekjeve të tyre për t’iu bashkuar Aleancës duhet të jenë lufta kundër korrupsionit dhe intolerancës. Midis të tjerash Senatori amerikan tha se “NATO ëstë e hapur ndaj të gjithë atyre që kanë përshtatur idealet demokratike dhe të drejtat e njeriut. Siç ka vënë re presidenti Bush, anëtarësimi i tyre është thjesht cështje kohe, ndërsa është jashtë cdo dyshimi nëse ata do të anëtarësohen” – komentoi Trent Lot në takimin e sotëm në kryeqytetin e Estonisë të përfaqësuesve të 10 vendeve aspirante si dhe Kroacisë.
XS
SM
MD
LG