Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se këtë mëngjes ka arrestuar disa persona, të dyshuar për sulm me bombë kundër një familjeje gjashtë - anëtarëshe në gusht të vitit të kaluar, ndërsa po udhëtonte me veturë.
Nga ky sulm, i bërë në afërsi të Gllogocit, patën vdekur burri dhe gruaja, si dhe tre fëmijët e tyre, ndërkaq plagë të rënda kishte marrë fëmija i katërt.
Autoritetet e rendit nuk kanë dhënë asnjë hollësi tjetër rreth këtyre arrestimeve, duke thënë se janë në pritje të përfundimit të hetimeve.
XS
SM
MD
LG