Ndërlidhjet

KABUL


Në një konferencë të përbashkët për shtyp, me ministrin e jashtëm afgan, Abdullah Abdullah, gjenerali amerikan Den MekNill e ka cilësuar incidentin në provincën Uruzgan të Afganistanit si “një aksident tragjik”.
Ai ka thënë se nuk është politikë e forcave të koalicionit dëmtimi i civilëve ndërsa ka saktësuar se Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet afgane do të nisin një shqyrtim të hollësishëm për sulmin ajror, si rezultat i të cilit mendohet të kenë humbur jetën 48 civilë dhe të jenë plagosur 117 të tjerë.
Ministri i jashtëm afgan riafirmoi angazhimin dypalësh në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG