Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ushtarët izraelitë sot i ka arrestuar dy palestinezë të armatosur gjatë përpjekjes për t’u infiltruar në një vendbanim izraelit në Rripin e Gazës.
Po sot, ushtria izraelite pranoi se trupat e saj kanë hapur zjarr në jug të Qytetit të Gazës, ku dje u vranë një grua palestineze dhe e bija e saj dy-vjeçare.
Ndërkohë, mbi 100 oficerë palestinezë të sigurisë e kanë hedhur poshtë vendimin e liderit palestinez Yasser Arafat për zgjedhjen e udhëheqësit të tyre të ri.
Në takimin në Ramallah, oficerët refuzuan të pranojnë vendimin e Arafatit për emërtimin e Zuhair Manasras në detyrën e shefit të sigurisë.
XS
SM
MD
LG