Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri e Brendshme e Maqedonisë e ka hedhur poshtë raportin e komisionit ndërkombëtar, se pjesëtarët e kësaj ministrie e mbajnë përgjegjësinë për zhdukjen e 6 shqiptarëve dhe një shtetasi bullgar, të cilët janë zhdukur gjatë krizës në vitin e kaluar.
Ambasadori Lars Vahlund, që e kryesonte komisionin e përzier të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe OSBE-së, deklaroi sot se policia maqedonase është përgjegjëse për rrëmbimin e shqiptarëve.
Në komunikatën e ministrisë së brendshme, thuhet se do të ngritet iniciativa për rishqyrtimin e punës së komisionit.
XS
SM
MD
LG