Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti afgan Hamid Karzai ka vizituar familjen e nënpresidentit të vrarë Hajji Qadir, ndërsa vendi po mban një ditë zie në respekt të tij.
Majorja britanike, Angela Herbert, ka deklaruar se Forca Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan planifikon t’i japë mbështetje të plotë qeverisë afgane gjatë hetimeve.
“Ka pasur konsensus brenda autoritetit të Përkohshëm afgan lidhur me ndihmën që Forca Ndërkombëtare e Sigurisë duhet të japë për të kapur autorët e vrasjes së nënpresidentit.
Ne kemi vendosur të veprojmë në një komision të përbashkët brenda Ministrisë së Brendshme dhe asaj të drejtësisë për të dhënë ndihmën e kërkuar”, tha Majorja Herbert.
XS
SM
MD
LG