Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka premtuar se do të përdoret gjithë fuqia e ligjit për të shkatërruar korrupsionin e kompanive amerikane.
Në fjalën e tij të sotme në New York, në qendrën amerikane të financave botërore, Bush kërkoi dënime të reja e më të ashpra për drejtuesit e korporatave amerikane, të cilët fallsifikojnë të dhënat dhe thyejnë ligjin.
Bush tha se dëshironte të dyfishonte kohën e dënimit të parashikuar nga ligji për raste të tilla, që do të thotë 10 vjet burg dhe do të forcojë ligjin që cilëson si vepër kriminale shkatërrimin e dokumentave.
Presidenti bëri të ditur krijimin e një njësie të re, që do të lidhet me falsifikimin dhe dënimin e aktiviteteve kriminale të korporatave. Kjo strukturë e re do të drejtohet nga kreu i departamentit të Drejtësisë dhe do të përbëhet nga hetues federalë.
“Qeveria mund të bëjë më shumë për të rritur transparencën dhe të sigurojë se rreziqet janë të ndershme. Qeveria duhet gjithashtu të sigurojë se ata që nëpërkëmbin besimin e popullit amerikan do të ndëshkohen”, tha gjatë fjalës së sotme Bush.
Praktikat e biznesit amerikan janë vënë në pikëpyetje për shkak të skandaleve financiare, të cilat vunë në dyshim vlerat e shumë kompanive të mëdha, që përfunduan në kolaps.
Presidenti Bush nënvizoi se nuk ka asgjë të gabuar me sistemin e ndërmarrjeve të lira dhe se shumica e korporatve janë të ndershme.
XS
SM
MD
LG