Ndërlidhjet

SARAJEVË


Misioni i NATO-s në Bosnjë, SFOR, ka arrestuar Radovan Stankoviç, serb i Bosnjës, i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte, që lidhen me dhunime masive gjatë luftës së Bosnjës.
Gjenerali i NATO-s, majori Scott Lundy, tha se Stankoviç është arrestuar në qytetin e Foças dhe po përgatitet transferimi i tij në Hagë.
Stankoviç është një nga 8 serbët e Bosnjës të akuzuar për dhunime sistematike të grave boshnjake në qytetin Miljevina.
XS
SM
MD
LG