Ndërlidhjet

JERUSALEM


Një ushtar izraelit është plagosur sot në një pusi në Rripin e Gazës, në afërsi të kufirit me Egjiptin.
Incidenti i pasoi komentimet e kryeministrit Ariel Sharon, se bisedimet e nivelit të lartë me përfaqësuesit palestinezë paraqesin hap të mundshëm drejt uljes së tensioneve midis dy palëve.
Ministri palestinez i informatave Yasser Abed Rabo tha se Izraeli nuk është i interesuar për forcimin e Autoritetit Palestinez.
“Nuk mendoj se Sharoni është i interesuar për forcimin e Autoritetit Palestinez përmes reformave apo zgjedhjeve. Qëllimi i Sharonit është të dobësojë autoritetin dhe lidershipin palestinez”, tha ministri palestinez Rabo.
XS
SM
MD
LG