Ndërlidhjet

ANKARA


Turqia ka kërkuar nga Irani që t’i japë fund lëvizjeve të separatistëve të armatosur kurd dhe t’i cilësojë ata si terrorist.
Ankaraja për një kohë të gjatë ka akuzuar Iranin se ndihmon separatizmin kurd në Turqi.
Kjo e fundit llogarit 35 mijë të vdekur si pasojë e luftimeve 15 vjeçare në juglindje të vendit.
TEHERAN
Këshilli Suprem iranian për çështjet e sigurisë ka kërkuar nga mediat vendase të mos pozicionohen lidhur me dorëheqjen e diskutueshme të klerikut islamik, Ajatullah Xhalaledin Taheri, i cili ka kritikuar sakrifikimin e drejtësisë dhe lirisë në Iran.
Ai gjithashtu kritikoi udhëheqësin suprem, Ajatullah Homeini, kritikë që sipas ligjit mund të dënohet me burg.
XS
SM
MD
LG