Ndërlidhjet

logo-print

HARADINAJ:"JEMI PËR ZERO TOLERANCË NDAJ KRIMIT, POR JEMI EDHE KUNDËR DISKRIMINIMIT TË SHTRESAVE TË CAKTUAR TË SHOQËRISË KOSOVARE..."


"Ne mbështesim mekanizmat e rendit dhe të sigurisë, ata vendorë dhe ndërkombëtarë, dhe mbështesim drejtësinë në Kosovë. Mirëpo me të drejt kërkojmë drejtësi, pra drejtësi të paanshme, transparente...", tha në intervistën për radion Evropa e Lirë, Ramush HARADINAJ, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


·

Radio Evropa e Lirë

·

Kohëve të fundit janë aktuale shumë angazhimet dhe prononcimet rreth këthimit të personave të zhvendosur në Kosovë. Si e shihni dhe komentoni Ju këtë proces?

·

Ramush HARADINAJ

·

Mendojmë se në Kosovë janë bërë përparime të dukshme në planin e rendit dhe sigurisë dhe gjithashtu edhe përparime tjera që lidhen me infrastrukturën, me objektet e banimit... Rrjedhimisht, mund të themi se gradualisht po krijohen kushtet për këthimin e të gjithë të zhvendosurve nga Kosova. Për t'i paraprirë këtij këthimi Parlamenti i Kosovës ka miratuar një rezolutë të propozuar nga qeveria që flet për të drejtat e komuniteteve dhe për kushtet e këthimit apo më mirë thënë për përgatitjet që duhet bërë për këthimin e të gjithëve që janë zhvendosur nga Kosova.

·

Radio Evropa e Lirë

·

Krahas angazhimeve për këthimin e personave të zhvendosur ka prononcime edhe për intergrimin e strukturave paralelel në veri të Kosovës në kuadër të strukturave legale të Kosovës. A mendoni se mund të realizohet një gjë e tillë dhe si?

·

Ramush HARADINAJ

·

Mendojmë se procesi i këthimit ose më mirë thënë suksesi në këthimin e të zhvendosurve varret shumë nga qasja dhe nga angazhimi i pjestarëve të pakicave në Kosovë, qasja e tyre ndaj institucioneve të Kosovës. Një qasje e tillë duhet të jetë dhe të ekzistojë në të gjitha hapësirat, pra edhe në veri. Por, poashtu procesi i integrimit do të nënkupton edhe dhënjen e përparsisë atyre që u kanë kontribuar zhvillimeve pozitive në Kosovën e pasluftës dhe gjithsesi nënkupton edhe marrjen në shqyrtim të veprimtarisë së individëve që i kanë penguar këto procese. Pra, mendojmë se është me dobi integrimi i pjestarëve të pakicës serbe në veriun e Kosovës, në veriun e Mitrovicës, të gjithë atyre që kanë kontribuar pozitivisht në proceset në Kosovë. Poashtu e mendojmë si shumë të dëmshëm legjitimimin e pjestarëve të strukturave paralele, të atyre që e kanë penguar procesin deri më tash.

·

Radio Evropa e Lirë

* Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi dje deklaroi se është hera e tretë që në Kosovë ndodhin arrestime para zgjedhjeve lokale ose parlamentare. Si e komentoni Ju këtë fenomen, por edhe faktin që zyrtarët ndërkombëtarë thonë se do të zbatojnë strategjinë e tolerancës zero ndaj krimit dhe korrupsionit?

·

Ramush HARADINAJ
·

Ne në Kosovë jemi shumë të gëzuar si popull i Kosovës, por edhe institucionet tash të Kosovës për një orientim të qart të shoqërisë sonë, pra tonin në përgjithësi për një shoqëri ligjore. Ne mbështesim mekanizmat e rendit dhe të sigurisë, ata vendorë dhe ndërkombëtarë, dhe mbështesim drejtësinë në Kosovë. Mirëpo me të drejt kërkojmë drejtësi, pra drejtësi të paanshme, transparente dhe poashtu i'u kemi drejtuar publikisht përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë të tjerëve që të mos u frikësohen vlerave të popullit të Kosovës. Edhe ne si popull, sikur shumë popuj tjerë, me mund dhe sakrificë kemi krijuar vlera tona, vlera këto që i bëjnë nder edhe popullit të Kosovës, por edhe bashkësisë ndërkombëtare. Aludoj në vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi pra që askush të mos jetë mbi ligjin, edhe ne jemi për zero tolerancë ndaj krimit, dhe kështu është deklaruar edhe kryeministri Rexhepi, por jemi kundër një qasje dhe të një diskriminimi politik të meseve apo të shtresave të caktuara të shoqërisë sonë dhe të privilegjeve që mund t'u bëhen të tjerëve. Kjo do të rezultonte edhe me dëmtimin shumë të madh të imazhit të drejtësisë dhe të besimit të popullit të Kosovës jo vetëm në vlerat e drejtësisë, por kësisoji do të zbehte edhe procesin në tërësi, një proces që mund ta konsiderojmë shumë të sukseshëm deri tash në Kosovë.

·

Radio Evropa e Lirë

·

Kanë kaluar më shumë se tre vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë. Sa dhe çka mendoni se është bërë në këtë periudhë dhe çfarë mbetet të bëhet në periudhën e ardhshme?

·

Ramush HARADINAJ

·

Mund të them se është ndërtuar një shoqëri e re në Kosovë mbi baza krejtësisht të reja, është pranuar demokracia në Kosovë, si demokraci në inicim, në ditët e para të saj, janë ndërtuar institucionet demokratike në nivelin komunal dhe qendror. Pra, janë shumë të arritura si në infrastrukturë ashtu edhe në lëmitë e tjera të jetës. Me fjalë tjera mund të them se guximi i madh i popujve, i qeverive, i liderëve të mëdhenjë të asaj kohe që të intervenojnë në Kosovë edhe ushtarakisht dhe që të ndërprejnë gjenocidin dhe që të shpëtojnë njerëzit e pafajshëm në Kosovë ka dhënë frytet e veta. Mendojmë se edhe kësaj here do të kërkoheshin poashtu njerëz të guximshëm, liderë të fuqishëm botëror që të pranojnë këtë realitet të arritur në Kosovë dhe kësisoji t'i pranojnë popullit të Kosovës vetvendosjen dhe të këthejnë nga Kosova e dikurshme e tani të ndërtojnë një partner, jo vetëm të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe një partner të fqinjëve të Kosovës për stabiletin e krejtësishëm të rajonit, por edhe prosperitetin e rajonit dhe integrimin e Ballkanit në tërësinë e integrimeve evro-atlantike. Pra, janë të arrituar të shumta, por është një moment kur edhe duhet t'i pranojmë këto të arritura.
XS
SM
MD
LG