Ndërlidhjet

JERUSALEM


Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të ndihmojë t’i jepet fund dhunës në Lindjen e Mesme dhe ka dënuar terrorizmin ndaj civilëve palestinezë dhe izrealitë, gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan CNN.
Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm izraelit Shimon Peres është takuar me homologun e tij danez në Kopenhagen.
“Nëse palestinezët duan zgjedhje duhet të vënë rregull në shtëpinë e tyre, ne nuk duam ta bëjmë këtë. Ne jemi atje për aq kohë sa ekziston një rrezik për sigurinë e Izraelit”, deklaroi Peres në fund të takimit.
XS
SM
MD
LG