Ndërlidhjet

ANKARA


Ismail Cem, ministri i jashtëm i Turqisë, i cili dje dha dorëheqjen, deklaroi sot themelimin e një partie të re politike, e cila synon të anëtarësojë Turqinë në Bashkimin Evropian.
Cem, tha se partia e tij do të punonte për kapërcimin e krizës ekonomike që ka mbërthyer vendin dhe zbatimin e reformave që lidhen me të drejtat e njeriut, kusht këto për anëtarësim.
“Qeveria nuk është më e aftë të marrë hapat e nevojshme për Turqinë. Nuk mundet të krijojë më konsensus e zgjidhje dhe ka humbur pushtetin”, tha Cem.
XS
SM
MD
LG