Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri rus i Energjisë atomike, Aleksandër Rumjanstev, ka deklaruar se bashkëpunimi bërthamor me Iranin po i afrohet fundit.
Megjithatë Rumjanstev, tha se Rusia planifikon t’i përfundojë punimet e uzinës bërthamore të filluar kohë më parë.
Ai pranoi se Shtetet e Bashkuara këmbëngulshëm e kishin kërkuar një gjë të tillë nga Rusia.
Presidenti amerikan Bush ka akuzuar Iranin se po përpiqet të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë dhe e ka përfshirë Iranin në vendet e “aksit të djallit”.
XS
SM
MD
LG