Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova ka biseduar me shefin e posa emëruar të zyrës së Gjermanisë në Kosovë, Hajnc Peter RENDERF.
Pas takimit Ibrahim Rugova ka deklaruar se është kërkuar mbështetje e Gjermanisë në të gjitha fushat për një Kosovë demokratike, tolerante, dhe të integruar në Evropë dhe NATO.
Ndërkaq Renderf pas bisedimeve me Rugovën u ka thënë gazetarëve se në politikën e jashtme të Gjermanisë Kosova është nga prijoritet kryesore dhe ka premtuar ndihmën gjermane. Ai ka shtuar se qeveria në Berlin në tërësi mbështet politikën e shefit të UNMIK-ut Mihail Shtajner.
XS
SM
MD
LG