Ndërlidhjet

NJU JORK


Mosmarrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve është zgjidhur.
Këshilli i Sigurimit e ka votuar me 15 vota pro dhe asnjë kundër rezolutën për përjashtimin nga gjykata e krimeve të çdo paqëruajtësi që vjen nga vendet, të cilat, nuk janë nënshkruese të marrëveshjes për gjykatën.
Imuniteti i këtillë do të vlejë një vit, dhe gjatë çdo viti do të vazhdohet.
Shtetet e Bashkuara janë kërcënuar me veto ndaj misioneve paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe misionin në Bosnje, po qe se Këshilli i Sigurimit nuk i bënte përjashtim nga përndjekjet paqëruajtësit amerikanë.
Ambasadori John Negroponte tha se rezoluta u ofron Shteteve të Bashkuara “një shkallë të mbrojtjes për vitin që vjen”.
Por, ai u tërhoqi vërejtjen vendeve se do të ballafaqohen me “pasoja serioze”, nëse ndonjë amerikan ndonjëherë arrestohet nga gjykata.
Fill pas miratimit të rezolutës mbi gjykatën, këshilli menjëherë e miratoi edhe rezolutën për misionin e Bosnjes, dhe për siujdhesën Prevllaka.
XS
SM
MD
LG