Ndërlidhjet

MOORE:"QËNDRIM CINIK I UE-së NDAJ KOSOVËS"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

* Radio Evropa e Lirë

* Zoti Mur, Karl Bilt këtë javë tha se çështja e statusit final të Kosovës dhe strukturimit rajonal nuk mund të shmanget për një kohë të gjatë. Cili është komenti i Juaj?

* P. MOORE
* Karl Bilt ka krahasur procesin paqësor në Ballkan me ate të Lindjes së Mesme që ishte cilësuar si proces paqësor i Osllos, dhe që ishte lansuar nga norvegjezët në vitin 1990. Ideja e procesit të Oslos ishte që të fillohet me marrëveshje aty ku marrëveshjet janë të mundshme, që do të thotë me gjërat e vogla dhe më pak të rëndësishme, me shpresë se një qasje e tillë do të bëjë të mundur që më vonë të trajtohen edhe çështjet më të ndërlikuara. Pra, çfarë është duke thënë zoti Bilt – ai thotë se Unionin Evropian është duke tentuar të trasoj modelin e procesit të Oslos në trajtimin e Balkanit. Me fjalë tjera njëherë të punohet rreth çështjeve të gjyqeve në Kosovë, me policinë në Kosovë, dhe shumë gjëra tjera, por duke lënë çështjet e rëndësishme, pra çështjen e statusit për më vonë. Ndërkaq, Bilt thotë se kjo është qasje e gabuar, sepse përderisa nuk zgjidhet çështja e statusit procesi nuk do të jetë më i sukseshsëm se procesi i Oslos. Kjo për faktin se përderisa nuk zgjidhni çështjet kapitale nuk është shumë intelegjente të flasësh për gjërat tjera, sepse njerëzit nuk dijnë se çfarë mund të presin. Dëgjuesve të juaj do t'u kujtohet se unë më parë kam cituar profesorin gjerman Stefën Trybst dhe ai thotë se përderisa nuk e zgjidhni çështjen e statusit ju do të vazhdoni të keni krim, korrupsion dhe forma tjera të jo-stabilitetit. Pra, Trybst dhe Bilt thonë se duhet zgjidhur çështja e statusit para gjërave tjera. Por, gjatë javëve të kaluara Shtajner e tha të kundërtën – ai tha se nuk mund të shtrojm çështjen e statusit dhe të pavarrësisë përderisa kosovarët nuk vendosin standarde ndërkombëtare dhe unë nuk e kam krejt të qart se çdo të thotë kjo. Por, është evidente se askush nuk do t'u ofroj kosovarëve pavarrësinë nesër, sëpaku jo përderisa ata të dëshmojnë se mund të udhëheqin shtetin e vet pa krime dhe frikësim të pakicave. Por, në anën tjetër gjithashtu përderisa njerëzit nuk e dijnë se çfarë do të jetë statusi stabilitet nuk do të ketë.

* Radio Evropa e Lirë
* Zoti Mur, Unioni Evropian është i angazhuar në jetësimin e ujdisë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Duket se Kosova është lënë krejtësisht jasht këtij procesi. Pse?

* P. MOORE
* Janë dy rrugë për të vështruar këtë çështje. Sipas të parës Unioni Evropian i ka premtuar Beogradit se nëse Serbia dhe Mali i Zi ndahen pas tre vitesh, Serbia do të trashëgoj statusin e Jugosllavisë, pra Serbia do të trashëgonte Jugosllavinë edhe kur bëhet fjalë për Kosovën. Rrjedhimisht, Unioni Evropian ka negocuar me Beogradin dhe Podgoricën duke injoruar Prishtinën, thjesht për faktin që nuk e ka konsideruar Prishtinën të rëndësishme dhe për ta lënë Prishtinën nën kontrrollin e Beogradit. Mendoj se kjo është një çasje cinike dhe aspak e urtë. Ata janë duke tentuar sa vijon: ata synojnë të përfitojnë diç nga Serbia dhe Mali Zi, sepse e dijnë shumë mirë se nëse do të ftonin shqiptarët ata nuk do të shkonin, ata nuk do të shkonin në bisedime pa praninë e amerikanëve dhe nuk do të pranonin të uleshin bashk me Serbinë, sepse të gjithë e dijmë se shqiptarët nuk dëshirojnë të kenë asgjë të përbashkët me Serbinë.....

* Radio Evropa e Lirë
* Milo Gjukanoviq këtë javë tha se kushdo që mendon se shqiptarët e Kosovës do të ndryshojnë qëndrimin e tyre lidhur me pavarrësinë, varrësisht nga ajo që bëjnë ose jo malazezët, nuk kanë lidhje me realitetin. Dhe jo vetëm Gjukanoviq, por edhe disa të tjerë thonë se konfederate e re serbo – malazeze synon të tërheq kosovarët nga kërkesa për pavarrësinë. A mendoni se ky është një opcion real?

* P. MOORE
* Nuk mendoj se është opcion real. Siç thashë edhe Unionin Evropian është i vetëdijshëm se nuk mund të realizoj një gjë të tillë. Unioni Evropian pat sukses në Maqedoni, ndonëse me pjesmarrjen e amerikanëve, edhepse këtë nuk dëshirojnë ta pranojnë. Unioni Evropian është shumë krenar që ka arritur të frikësoj Malin e Zi që të mbetet në një shtet të përbashkët me Serbinë, pavarrësisht që sipas anketimeve madje as shumica e serbëve nuk e dëshirojnë një gjë të tillë. Pas këtyre sukseseve ata mendojnë se nëse jo tash, atëherë pas një viti, dy vitesh mund të bindin kosovarët për të hequr dorë nga kërkesa për pavarrësinë dhe t'i fusin në këtë marrëveshje me Serbinë dhe Malin e Zi. Jam duke folur për idenë e këshilltarit të Koshtunicës, Predrag Simiqit, për Eurosllavinë, që konsiton në synimin e Unionit Evropian për të bashkuar në një bashkësi të gjitha ish – republikat jugosllave minus Sllovenia, plus Shqipëria - në një lloj federate të dorës së dytë që gjithmonë do të mbetej jasht dyerve kryesore të Brukselit...Sa i përket prononcimit të Gjukanoviqit dëshiroj të theksoj dy gjëra. Para së gjithash, para konfliktit në Kosovë kur bisedohej rreth ri-konfigurimit të Jugosllavisë së Millosheviqit, si shtet i tri republikave, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës s'duhet harruar se Gjukanoviq kundërshtonte barazimin e Kosovës si republikë me Malin e Zi. Së dyti Gjukanoviqi për interesat shtetërore të Malit të Zi gjithmonë e ka kundërshtuar ndërlidhjen e çështjes së Malit të Zi me ate të Kosovës. Dhe ate që ai e thotë tash është në tërësi në harmoni me formën tradicionale të botëkuptimit të tij.
XS
SM
MD
LG