Ndërlidhjet

NJU JORK


Mbështetës të Gjykatës së re Ndërkombëtare për Krimet, kanë shprehur pakënaqësi me rezolutën e miratuar njëzëri mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës çlirohen për një vit nga çdo hetim paqëruajtësit të cilët vijnë nga vendet që nuk janë nënshkruese të marrëveshjes për gjykatën.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Joshka Fisher, tha sot se paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara nuk u nevojitet imuniteti për ndjekje penale.
Votimi i mbrëmshëm i dha fund në fakt, debatit tre javor dhe kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara për të vënë veton ndaj misioneve paqeruajtëse.
Menjëherë pas miratimit të rezolutës mbi gjykatën, Këshilli i Sigurimit aprovoi edhe rezolutën për misionin në Bosnje dhe atë në siujdhesën Prevllaka.
XS
SM
MD
LG