Ndërlidhjet

LONDËR


Oficerë të lartë ushtarakë të Irakut dhe figura të tjera, që më parë kanë qenë besnike ndaj Sadam Huseinit, po zhvillojnë bisedime për të përmbysur liderin e Irakut dhe për të vendosur pushtetin civil.
Agjencia e lajmeve DPA njofton se rreth 90 oficerë dhe përfaqësues të grupeve të tjera politike janë tubuar në një lokalitet të panjohur në Londër.
Ndërkohë, Reuters e ka cituar gjeneralin e armatës Khaled Shams al-Din të ketë thënë se organizimin e takimit e kanë sponsorizuar Shtetet e Bashkuara.
Ditë më parë, presidenti George Bush përsëriti se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është përmbysja e Sadam Huseinit.
XS
SM
MD
LG