Ndërlidhjet

LONDËR


Oficerë të lartë ushtarakë të Irakut dhe figura të tjera, që më parë kanë qenë besnike ndaj Sadam Huseinit, po zhvillojnë bisedime për të përmbysur liderin iraken dhe për të vendosur pushtetin civil.
Agjencia e lajmeve DPA njofton se rreth 90 oficerë dhe përfaqësues të grupeve të tjera politike janë tubuar në një lokalitet të panjohur në Londër.
Ndërkohë, Reuters ka cituar gjeneralin e armatës Khaled Shams al-Din të ketë thënë se organizimin e takimit e kanë sponsorizuar Shtetet e Bashkuara.
Ditë më parë, presidenti George Bush përsëriti se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është përmbysja e Sadam Huseinit.
XS
SM
MD
LG