Ndërlidhjet

PARIS


Policia franceze e ka arrestuar një person të armatosur, pjesëtar të lëvizjes neo-naziste, i cili kishte shkrepur një plumb në afërsi të presidentit Jacques Chirac, gjatë parakalimit tradicional me rastin e ditës së Bastijës.
Incidenti nuk ndikoi në rrjedhën e parakalimit, ku morën pjesë 4.000 ushtarë dhe 90 aeroplanë luftarakë.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe kadetët e akademisë ushtarake West Point nga Shtetet e Bashkuara, dhe veteranët francezë nga misioni paqëruajtës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG