Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani sot e ka dënuar sulmin e djeshëm të militantëve në zonën indiase të Kashmirit që la të paktën 27 hindusë të vrarë dhe 31 të plagosur.
Ministria e jashtme në Islamabad tha se sulmi ishte vepër terroriste, që synon shkallëzimin e gjendjes në rajon.
India e ka akuzuar Pakistanin për “nxitjen” e sulmit, ndërkohë që e vazhdon ndjekjen e militantëve të dyshuar.
Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Ndërkohë, policia e Pakistanit sot njoftoi se ka arrestuar 16 persona të ndërlidhur me sulmin e djeshëm ndaj një grupi turistësh të huaj.
XS
SM
MD
LG