Ndërlidhjet

DOLLARI BIE NËN EURON


WASHINGTON POST

Shqetësimet rreth skandaleve të mëtejme të korporatave i kanë lëkundur dje tregjet e parave dhe mallrave, duke e sjellë dollarin nën euron, për herë të parë në dy vitet e fundit.
Trazirat në treg u paraqitën përkundër fushatës së presidentit George Bush, për të rikthyer besimin te korporatat në Amerikë pas skandaleve të fundit.
Kërcimet e djeshme në tregun finansiar, që janë më të rëndat pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, nuk bënë asgjë për ta rritur besimin në rimëkëmbjen e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.
“Ekonomia do të pësojë dëme nga ky treg i mallrave. Kjo nuk është si thyerja e vitit 1987, por është gjedja më e keqe prej viteve të 30-ta”, thotë Allen Sinai, president i Decision Economics.
Sinai thotë se rënia e vazhdueshme e vlerës së mallrave do të bëjë që konsumatorët t’i shpenzojnë kursimet, dhe të mos i gëzojnë beneficionet e mëparshme.
Një shqetësim tjetër do të paraqitet kur kryesuesi i Rezervave Federale Alen Grinssman, do t’ua prezentojë raportin gjashtëmujor Senatit dhe Komisionit Bankar. Ai më parë kishte parashikuar se këndellja ekonomike do të shkojë si duhet, por të dhënat e fundit tregojnë rënie të shpenzimeve dhe besimit të konsumatorëve, kurse vlera e aksioneve në bursat ka vazhduar të bjerë.
Shitja e djeshme e aksioneve ishte e madhe dhe dramatike, dhe i përfshiu kompanitë e pothuaj të gjitha degëve industriale. Analistët e tregut thonë se në këtë ndikuan fondet gjigante private të investimeve, të cilat ndikojnë në ngritjen dhe rënien e aksioneve në treg.
“Me lëkundje e këtilla mund të fitohen para të mëdha për një kohë të shkurtë”, thotë eksperti Richard Bernstein.
Investitorët e huaj tani janë duke e kuptuar se gjërat nuk shkojnë aq mirë, kurse analistët e tregut kësaj i referohen si kapitullim.
Por ky proces ndoshta sapo ka filluar. Stefan Rouch, ekspert i ekonomisë, thotë se për investitorët individualë, të cilët janë futur në treg në fund të viteve të 90-ta, është me rëndësi që indekset të mos bien nën nivelin e vitit 1998. Por, çdo rënie e dollarit në vlerën e aksioneve, dukshëm do t’i reduktojë fitimet e mëparshme të investitorëve, dhe do sjellë rreziqe të panevojshme në punën e korporatave, në ekonominë dhe dinamikën e tregut.
Ndërkaq eksperti David Memmot, parashikon se ndjeshmëria e këtillë në bursat do të vazhdojë përderisa politika e Rezervave Federale të jetë më e qartë. Ai tërheq vërejtjen se kjo nuk do të mund të ndodhë para 14 gushtit, kur para Komisioneve të Senatit, udhëheqësit e korporatave do të duhet të bëjnë betimin për saktësinë e llogarive finansiare për vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG