Ndërlidhjet

ANKARA


Koalicioni qeveritar në Turqi ka humbur shumicën absolute në parlament, pas dorëheqjes së sotme të 6 parlamentarëve të tjerë turq nga partia Demokratike e majtë e kryeministrit Bulent Eçevit.
Gjatë javës së shkuar 59 deputetë, përfshirë këtu dhe 7 ministra, kanë dhënë dorëheqjen nga partia e kryeministrit.
Eçevit planifikon të takohet sot me deputetët e partisë së tij dhe të diskutojë mbi largimet masive, ndërkohë që me humbjen e shumicës absolute ka pohuar se po rishikon mundësinë e tërheqjes.
XS
SM
MD
LG