Ndërlidhjet

NJU DELHI


Deputetët e opozitës në Indi kanë kritikuar qeverinë për dështimin e saj në parandalimin e masakrës së fundjavës, ku u vranë 28 vetë dhe u plagosën 35 të tjerë, në një sulm që besohet se është organizuar nga militantët islamikë, në rajonin e Kashmirit.
Ndërkaq ministri indian i mbrojtjes Xhorxh Fernandez, ka thënë se Pakistani është përgjegjës për sulmin e militantëve dhe aktet e terrorizmit brenda Indisë.
Fernandez shtoi se “ky terrorizëm nuk do të ndalet asnjë minutë nëse Pakistani nuk e dëshiron një gjë të tillë”.
XS
SM
MD
LG