Ndërlidhjet

MADRID


Spanja ka propozuar zgjidhje për kontestin me Marokun rreth një ujdhese në Mesdhe, për të cilën të dyja vendet pretendojnë.
Ministrja e jashtme Ana Palacio sot ka ofruar tërheqjen e trupave spanjole nëse Maroku premton se nuk do ta ripushtojë ujdhesën, që gjendet 200 metra larg bregut maroken.
Ne kërkojmë garanca se Maroku do ta pranojë kthimin e gjendjes së mëparshme që e ndryshoi në mënyrë të njëanshme”, tha zëdhënësi i ministrisë Hulio Albi.
Ministri i jashtëm i Marokut Mohammed Benaissa, tha se dëbimi i trupave marokene “i pëngjan një akti të luftës”, dhe kërkoi tërheqjen e menjëhershme të forcave spanjole.
XS
SM
MD
LG