Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder sot e largoi ministrin e mbrojtjes Rudolf Scharping, pas akuzave për disa përfitime të paligjshme.
Schroeder tha se ministri i ri do të jetë Peter Struck.
“Do të kërkoj nga Presidenti të lirojë zotin Scharping nga detyra e ministrit të mbrojtjes, meqë më nuk ka bazë të nevojshme për të bashkëpunuar në qeverinë federale”, tha Schroeder.
Në një konferencë për shtyp, Scharping e komentoi largimin e tij nga posti i ministrit të mbrojtjes.
“Sjellja ime është në pajtim me ligjin, dhe prandaj nuk shoh arsye të jap dorëheqje, e cila mund të interpretohej si pranim i gabimit”, tha Scharping.
XS
SM
MD
LG