Ndërlidhjet

JERUZALEM


Qeveria izraelite po shqyrton mundësitë ligjore të deportimit nga Bregu Perëndimor të familjarëve të palestinezëve të dyshuar për sulme terroriste.
Ranan Gnisin, zëdhënës i kryeministrit Ariel Sharon, tha se ky variant u morr në konsideratë pas arrestimit më herët gjatë ditës, të 21 të afërmve të militantëve të dyshuar. Kryenegocijatori palestinez, Saeb Erekat, e denoncoi këtë akt kur tha se e sheh si krim kundër njerëzimit faktin që “në shekullin e 21-të, nisin të ndëshkojnë nënat dhe baballarët dhe përpiqen t’i dëbojnë apo transferojnë ata nga një vend në një tjetër”.
XS
SM
MD
LG