Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Mbrëmë termoelektranën Kosova B në Obiliq e përfshiu një zjarr i madh. Nga pasojat e zjarrit humbi jetën eksperti kroat, Zhelko Mikuliq. Shumica prej 28 personave të lënduar janë lëshuar nga spitali. Zyrtarë ndërkombëtarë kanë thënë se, sipas të gjitha gjasëve, zjarri ishte shkaktuar nga goditja e rrufesë.
“Zjarri është vënë nën kontroll” – ka deklaruar Steven Lowe, zëdhënës i paqeruajtësve britanikë. Vendin e ngjarjes e vizituan zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendës të Kosovës.
XS
SM
MD
LG