Ndërlidhjet

TEHERAN - MOSKË


Rusia nuk e sheh Iranin si pjesë e vendeve të boshtit të djallit, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm rus Viçesllav Trubnikov, gjatë vizitës së tij në Teheran.
Trubnikov e ka cilësuar Iranin si pjestar aktiv në luftën kundër terrorizmit dhe ka nënvizuar rolin konstruktiv gjatë konferencës së Bonit dhjetorin e kaluar, mbi të ardhmen e Afganistanit.
Në fillim të këtij viti presidenti amerikan George Bush e ka cilësuar Iranin si pjesë e vendeve të “boshtit të djallit” ku përfshihen dhe Iraku e Koreja e Veriut.
XS
SM
MD
LG