Ndërlidhjet

SHKUP


“Ish UÇK-ja, si strukturë ushtarake e kishte pranuar Gjykatën e Hagës dhe konventën e Gjenevës. Në këtë aspekt, nëse zbulohen autorët e akteve të rrëmbimeve dhe nëse vërtetohet se ata kanë qenë pjestarë të UÇK-së, konsideroj se i vetmi gjyq, që do të kishte udhëhequr një procedurë të pavarur do të ishte ai i Hagës”, kumtoi sot, përmes një komunikate, Ali Ahmeti, ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Ai mëtej thotë se “i pranojmë dhe i respektojmë vendimet e Gjykatës së Hagës”.
Ali Ahmeti, theksoi se para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës duhet të përgjigjen dhe personat përgjegjës për zhdukjen e 6 shqiptarëve gjatë krizës së vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG