Ndërlidhjet

KABUL


Trupat amerikane po ruajnë pallatin presidencial në Kabul, ka bërë të ditur zyra e presidentit të përkohshëm afgan, Hamid Karzai.
Zëdhënësi i Karzait, Said Akbar, ka thënë se ky hap ka ardhur pas rritjes së shqetësimeve mbi sigurinë dhe vrasjes së pazgjidhur të nënpresidentit Abdul Qadir, pak javë më parë.
ANKARA
Ish ministri i jashtëm turk, Ismail Cem, ka kërkuar zyrtarisht regjistrimin e partisë së tij pro-evropiane, e cila mbështetet dhe nga 63 ligjvënësit e larguar nga partitë e koalicionit qeveritar gjatë javëve të fundit.
2 parti opozitare në Turqi kanë kërkuar mbledhjen e jashtzakonshme të parlamentit për të vendosur datën e zgjedhjeve të parakohshme.
3 partitë e koalicionit qeveratiar kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në punimet e parlamentit.
Javën e kaluar kryeministri turk Bulent Eçevit, ka pranuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 18 nëntor, gjë që e ka kundërshtuar gjatë fundjavës.
XS
SM
MD
LG