Ndërlidhjet

logo-print

JERUZALEM


Ministri i jashtëm Shimon Peres, ka bërë të ditur se ushtria izraelite është e gatshme të largohet nga qytetet e Bregut Perëndimor të pushtuara që prej muajit qershor, nëse forcat palestineze të sigurisë janë të përgatitura të parandalojnë sulmet potenciale terroriste kundër Izraelit. Peres tha se për fillim janë zgjedhur qytetet Hebron dhe Betlehem, meqë ato janë më të qetat.
Ministri i ri palestinez i Punëve të Jashtme, Abdelrazek al-Jahixha, i paraqiti homologut të tij izraelit planin e forcave palestineze të sigurisë për të marrë kontrollin pas tërheqjes së trupave izraelite.
XS
SM
MD
LG