Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Evropës kanë
kërkuar sot nga Rusia që të ndalë shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni.
Gjatë një konference të mbajtur në Moskë, ambasadori amerikan, Aleksandër Vershbou, ka shprehur besimin se Rusia do të gjejë një zgjidhje paqësore dhe do të ndalë sic u shpreh, “shkeljet serioze të të drejtave të njeriut”. Ndërkaq, komisioneri evropian për të drejtat
e njeriut, Alvaro Gil-Robles, tha se autoritetet ruse nuk po bëjnë sa duhet për të ndalur shkeljet e të drejtave civile.
XS
SM
MD
LG