Ndërlidhjet

HAGË


Ish-kryetari jugosllav, Zoran Liliq, nuk ka pranuar të dëshmojë sot në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit me mëtimin se kërkon paraprakisht konfirmimin me shkrim nga presidenti aktual, Vojisllav Koshtunica, për t’u liruar nga obligimi për ruajtjen e sekreteve shtetërore.
Ndërsa, kapiteni i policisë serbe Dragan Karleusha, u paraqit si dëshmitar i prokurorisë në gjykim, duke treguar për hetimet në maj të vitit 2001 kur edhe u zbulua kamioni frigorifer me 86 kufoma, që besohet të jenë shqiptarë të Kosovës. Sipas dëshmisë së Karleushës, Millosheviqi urdhëroi ‘spastrim’ të Kosovës nga shqiptarët në takimin që pati me zyrtarët e lartë të policisë dhe kreun e sigurisë Rade Markoviq, në mars të vitit 1999.
XS
SM
MD
LG