Ndërlidhjet

TIRANË


Një grup fshatarësh shqiptarë të komunës së Rajcës, u sulmuan me armë nga një patrullë kufitare maqedonase e cila kishte kaluar brenda vijës kufitare shqiptare rreth 150 metra – ka thënë sot zëdhënësi i Ministrisë së Rendit të Shqipërisë. Fshatarët i kërkuan ndihmë një bariu të armatosur i cili shkëmbeu zjarr me patrullën maqedonase. Bariu Muhamet Biçaku mbeti edhe vetë i plagosur – bën të ditur i njëjti burim. Në variantin për ngjarjen të paraqitur nga Ministria maqedonase e Mbrojtjes, ishin dy persona të panjohur nga territori i Shqipërisë të cilët sulmuan dje patrullën kufitare maqedonase në rajonin e karakollit Belica e Epërme, në afërsi të kufirit Maqedoni-Shqipëri duke plagosur lehtë një ushtar.
XS
SM
MD
LG