Ndërlidhjet

NJU JORK


Gjiganti amerikan i telekomunikacionit, WorldCom ka kërkuar zyrtarisht mbrojtjen nga falimentimi, pas parregullsive të konstatuara në sistemin e llogarive. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Xhon Sidgmor tha se “jemi përpjekur fort t’a shmangim këtë hap por së fundi bordi i Drejtorëve vendosi se marrja e këtij veprimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar një numër sa më të madh njerëzish, përfshirë investitorët dhe punonjësit tanë”.
Mbrojtja nga falimentimi është një procedurë ligjore që i lejon kompanisë të vazhdojë të funksionojë ndërsa punon sipas një plani për të larë borxhet, i cili planifikon daljen nga gjendja e tashme të Uorld Com-it, në 12 muajt e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG