Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian kanë propozuar përpilimin e një plani për krijimin e shtetit palestinez brenda tre viteve të ardhshme.
Ministri i jashtëm danez, Per-Stig Mëler, e quajti planin themelor për përfundimin e dhunës në Lindjen e Mesme.
“Nëse kërkojmë progres, një hartë udhëzuese duhet skicuar me plan konkret veprimi dhe afate të përcaktuara kohore për ngritjen e shtetit palestinez” – u shpreh Mëler. Ai tha më tej se Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetin palestinez të bëhet partner i besueshëm për paqe i Izraelit.
XS
SM
MD
LG