Ndërlidhjet

ANKARA


Parlamenti i Turqisë ka shtyrë sot votimin për mbajtjen e zgjedhjve të parakohshme pasi në mbledhje nuk mori pjesë numri i domosdoshëm i deputetëve. Partia e Aksionit Demokratik, e cila është partnerja kryesore e kryeministrit Eçevit në koalicionin qeveritar, kërcënoi se do të dalë nga qeveria nëse zgjedhjet e parakohshme nuk mbahen në nëntor. Po sot, ish-ministri i jashtëm i Turqisë, Ismail Xhem, kërkoi zyrtarisht regjistrimin e partisë së tij me emrin Partia e Re e Turqisë.
XS
SM
MD
LG