Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zëvendës ministri i jashtëm i Italisë Roberto Antonione e ka vlerësuar lartë punën e institucioneve të Kosovës, pas takimeve në Prishtinë me kryetarin e parlamentit Nexhat Daci dhe shefin e UNMIK-ut Mihail Steiner.
Integrimi i Kosovës në Evropë do të bëhet shumë shpejt, nëse të gjitha institucionet e saj e kryejnë pjesën e tyre të punës, tha Antonione, për të shtuar se qeveria e Italisë do ta ndihmojë dhe inkurajojë Kosovën në këtë drejtim.
Kryeadministratori i Kosovës Mihail Steiner tha se ka kërkuar angazhimin e disa pjesëtarëve të gardës finansiare italiane për të luftuar trafikimin dhe krimin e organizuar në Kosovë.
XS
SM
MD
LG