Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon i përgëzoi trupat e veta për sulmin ajror që la të paktën 15 të vrarë, përfshirë edhe njërin nga udhëheqësit e grupit militant Hamas.
“Operacioni ishte një nga sukseset tona më të mëdha, dhe kërkon të jemi në gjendje të lartë gatishmërie”, tha Sharon.
Burimet palestineze thanë se 8 fëmijë janë vrarë, kurse 145 persona janë plagosur.
Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që ta dënojnë sulmin e Izraelit.
“Ne sapo filluam të flasim për ringjalljen e procesit të paqes, kurse Sharon me këtë mesazh insiston se duhet të flasim me gjuhën e armëve dhe raketave”, tha Erekat.
XS
SM
MD
LG