Ndërlidhjet

KOSOVA - HAP PAS HAPI


"The International Herald Tribune" (Michael Steiner)



Miku im Karl Bilt pikërisht përmes kësaj gazete ka ftuar për zgjidhje të statusit final të Kosovë tash.
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mandaton një administratë të përkohshme të Organizatës Botërore për të krijuar rrethana për autonomi substanciale.
Ne jemi këtu për të nxjerr Kosovën nga kaosi i vitit 1999, deri në gjendjen kur ne - më nuk do të jemi të nevojshëm.
Komuniteti ndërkombëtar nuk ka intervenuar në Kosovë për të mbrojtur një grup më shumë se tjetrin, por për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut. Rrjedhimisht, epilogu nuk mund të jetë mono-etniciteti, por multi-etniciteti. Duhet të shtohet siguria për të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen. Krimi duhet të mposhtet, pushteti i ligjit duhet të triumfoi, ndërsa shkalla më e lart e papunësisë në Evropë, 57 për qind, duhet të zvoglohet.
Ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, por Kosova ende nuk ka arritur standardet që komuniteti ndërkombëtar dhe populli i saj i kërkon.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në realitet para veti ka ngritjen e të gjitha institucioneve të jetës publike. Ne kemi filluar transferimin e përgjegjësive te institucionet e përkohshme të Kosovës, ndërsa transferimi i mëtjem do të varret nga shpejtësia e evoluimit të tyre. Progresi i mëtejm do të varret nga jetësimi i masave që kanë të bëjnë me demokratizimin, ekonominë, këthimin e të zhvendosurve dhe pushtetin e ligjit.
Statusi final i Kosovës nuk mund të shqyrtohet në formë domethënëse gjithnjë përderisa institucionet, ekonomia dhe kultura politike nuk evoluojnë në masën për t'u administruar pavarësisht, pa mbështjetje ose ndërhyrje ekstensive nga jasht. Filozofia e jonë – standardet para statusit - artikulojnë një domosdoshmëri logjike.
Evoluimi në Kosovë përmban gjithashtu aspekte të jashtme që konsistojnë në avancimin e lidhjeve brenda Ballkanit. Kosova duhet të ketë marrëdhënje pragmatike me të gjithë fqinjët.
Rezoluta 1244 nga unë kërkon që çështjen e statusit final ta hap në çastin e duhur. Ndonëse tash nuk mund të themi se cili do të jetë statusi i Kosovës, tash mund të themi se cili nuk do të jetë - nuk do të jetë ai që ishte para intervenimit të NATO-s dhe nuk do të bazohet në coptimin e Kosovës.
Synim është Kosova demokratike, e sigurt dhe multietnike në rrugën drejt Evropës. Kur autoriteti do të dorëzohet nga administrata e tashme e përkohshme ndërkombëtare të ato vendore, institucionet e Kosovës duhet të jenë të gatshme për të qëndruar në këmbë të veta. Ato struktura duhet të korespondojnë me strukturat evropiane. Ne jemi në këtë rrugë, por ende jo në cak.
Ne të gjithë duhet të punojmë që Kosova të shkoj drejt një shoqërie funksionale mbi bazat e ligjit, multi – etnicitetit dhe ekonomisë së tregut, shoqëri ku krimi luftohet, ku secili është i sigurt dhe ku ka perspektivë të punësimit. Kjo është ajo që populli i Kosovës vërtetë e dëshiron dhe ajo që rajonit i duhet.

XS
SM
MD
LG