Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon është takuar sot me ministrin e jashtëm, të mbrojtjes dhe të financave, për të diskutuar rreth bisedimeve me palestinezët, të cilat janë iniciuar nga ministri i jashtëm Shimon Peres.
Pas kritikave nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me sulmin e forcave izraelite ku u vranë 15 vetë, mes të cilëve dhe 8 fëmijë, zyrtarët izraelitë thonë se sulmi nuk ka shkuar sipas parashikimeve.
“Në këtë rast, është e qartë se informacionet e shërbimeve të inteligjencës, mbi bazën e të cilave u krye aksioni, nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe të tilla si do të kishte dashur Izraeli”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Daniel Taub.
Nga ana tjetër ministri palestinez i informacionit, Yasser Rabbo, ka deklaruar se kanë qenë fare pranë marrveshjes me grupet militante për të ndaluar atentatet vetvrasëse. Sipas Rabbo Izraeli dinte mbi bisedimet në kohën që ndërmorri këtë sulm.
XS
SM
MD
LG