Ndërlidhjet

UASHINGTON


Administrata e presidentit amerikan George Bush sot ka rishprehur besimin ndaj ekonomisë së vendit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, ka vënë në dukje se ka pasur përmirësime të treguesve ekonomikë, të tillë si inflacioni, prodhimi i lartë dhe rritja e shpenzimeve të konsumatorëve.
Megjithatë Bush ka shprehur shqetësimin rreth skandaleve të mundshme dhe në këtë kuadër ka kërkuar nga Sekretari i Thesarit, Paul O’Neill, të shtyjë vizitën në Amerikën Latine, në mënyrë që të nxisë Kongresin të miratojë ligjin e ri mbi korporatat para mbylljes së sesionit në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG