Ndërlidhjet

KONGRESI I SHBA SHFAQ SHMANGIE NGA BLLOKADA EKONOMIKE NDAJ KUBËS


ANDREW F.TULLY

Votimi i fundit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara ka treguar se shumica e ligjvënësve amerikanë besojnë që ka ardhur koha për ri-shkallëzimin e luftës së ftohtë me Kubën komuniste.
Dhoma e Përfaqësuesve e votoi amandamentin, që duhet tu japë fund udhëtimeve të turistëve amerikanë në këtë ujdhesë. Ky dhe disa amandamente tjera u propozuan nga ministria e finansave.
Me një fjalë, përfaqësuesit votuan për mbetjen e embargos së përgjithshme ekonomike dhe politike kundër Kubës.
Mbetet e paqartë nëse amandamentet do të lejojnë kontaktet më të larta midis dy vendeve. Por presidenti George Bush, ashtu si para-ardhësit e tij, janë shprehur kundër ngritjes së kufizimeve të këtilla.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kuba mbeti vendi i tretë komunist në botë pas Kinës dhe Koresë Veriore. Pa ndihmat finansiare nga Moska, ujdhesa përballet me varfëri dhe nuk paraqet rrezik për perëndimin, e sidomos për Shtetet e Bashkuara.
Por Bush thotë se nuk do të lejojë heqjen e kufizimeve të imponuara nga Shtetet e Bashkuara, përderisa Fidel Kastro do ta mbajë sistemin politik njëpartiak, dhe do t’’i injorojë të drejtat themelore, si lirinë e fjalës dhe të shtypit.
Këtë politikë e përforcoi edhe zëdhënësi i departamentit të shtetit Richard Boucher.
“Iniciativa e re e presidentit për Kubën i detyron Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin hapa për përmirësimin e marrëdhënieve, nëse Kuba niset drejt demokracisë dhe u jep fund shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha Boucher.
Leon Fuerth, ligjërues i Çështjeve Ndërkombëtare në universitetin George Washington, thotë se konsenzusi rreth një Lufte të Ftohtë me Kubën është zbehur. Ai thotë se embargoja e përgjithshme do ta shtrëngonte Kastron politikisht, por heqja e kufizimeve të ndryshme do t’i ndihmonte popullit të Kubës.
“Kongresi ka të drejtë, disa arsyetime shpiejnë në përfundimin për të lehtësuar jetën e popullit të Kubës, por jo që të ngitet tërë embargoja”, thotë Fuerth, për të shtuar se duhet të sqarohen raportet e fundit se Kastro i strehon terroristët ndërkombëtarë dhe përpiqet t’i zhvillojë armë për shkatërrim në masë.
“Nëse administrata e tashme ka çka thotë rreth kësaj, atëherë më mirë t’ia thotë Kongresit menjëherë”, thotë Fuerth.
Argumentet e tij nuk janë bindëse për Joe Garcia, drejtor i Fondacionit amerikan për Kubën:
“Ne nuk duhet më t’i lejojmë Kastros resurse të reja. Ai është diktator dhe shumë herë është dënuar nga komisioni i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Ky regjim i ka ndrydhur tërë gjasat për reforma demokratike”, thotë Garcia.
Sipas tij, ligjvënësit amerikanë mashtrohen nëse mendojnë se dollarët nga turistët apo ndihmat humanitare, mund ta bindin Kastron ta ndryshojë regjimin.
“Duhet të konfrontoheni me regjimet jolegjitime. Është fantazi totale të mendohet se, duke e përkëdhelur Kastron do të fitohen të drejtat e njeriut dhe demokaracia”, thotë Garcia.
Megjithate, gjithnjë e më shumë amerikanë, madje edhe në Kongres, besojnë se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara t’i japin fund bllokadës politike dhe ekonomike ndaj Kubës.
XS
SM
MD
LG