Ndërlidhjet

JERUSALEM


Bashkimi Evropian ka mirpritur vendimin e Izraelit për t’i lejuar 43 milionë dollarë që i mbaheshin Autoritetit palestinez.
Ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Peres, ka deklaruar se Izraeli parashikon të nisë transferimin e përgjegjësive doganore dhe taksave tek zyrtarët palestinezë.
Njëherësh si pjesë e përpjekjeve të Izraelit për të zbutur marrdhëniet me palestinezët është dhe ngritja e padisë kundrejt një ushtaraku të lartë, i cili akuzohet për kërcënim dhe keqtrajtime të palestinezëve.
LONDËR
Kryeministri britanik Tony Blair ka bërë të ditur se nuk është vendosur ende për sulmet ushtarake kundër Irakut, pasi një numër çështjesh duhet të sqarohen përpara se të merret një vendim i tillë.
Sipas Blair, presidenti iraken Sadam Hysein po përpiqet të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë.
Kryeministri britanik po përballet me kritika nga brenda partisë së tij për shkak të lidhjes së ngushtë me Uashingtonin lidhur me Irakun.
XS
SM
MD
LG